Shpëtohen rreth 200 skiatorë, të ngecur në kabinat e teleferikut që u dëmtua (Video)

E publikuar: 26/12/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një teleferik që ndodhet në Alpet Franceze ka pësuar dëmtim dhe për pasojë, rreth 200 skiatorë kanë ngecur në kabinat që ishin në lartësi.

Me të marrë lajmin, shpëtimtarë nga e gjithë zona janë nisur për në Isere të Francës, ku ka nisur intervenimi edhe me helikopterë, transmeton Telegrafi.

Videot e shumta që janë postuar në rrjetet sociale, tregojnë ndihmën që iu është dhënë viktimave.

Raportohet se të gjithë janë shpëtuar brenda dy orëve, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/