Shpërthimi i vullkanit në ishullin japonez

E publikuar: 07/03/2018 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëmendja e banorëve të ishullit kryesor jugor të Japonisë, Kyushu, është fokusuar tek një vullkan që shpërtheu sot për të dytën ditë me radhë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se vullkani Shinmoedake vazhdon të hedhë tym të dendur dhe hi në qytetin pranë të Kirishimas, duke bërë që banorët të vendosin maska mbrojtëse.

Pas anulimit dje të dhjetra fluturimeve si pasojë e tymit dhe hirit të dendur, ato rifilluan sërisht sot.

Deri më tani, nuk ka pasur njoftime për dëmtime serioze të popullatës.