Shpërthimet në Bruksel, anulohet ndeshja e madhe

E publikuar: 22/03/2016 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit të Belgjikës ka anuluar stërvitjet e skuadrës kombëtare për shkak shpërthimeve që kanë ndodhur në Bruksel.

Dy shpërthime kanë ndodhur sot në aeroportin e Brukselit Zaventem duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, shkruan portali arbresh.info. Belgjika do të zhvillonte ndeshjen e parë miqësore kundër Portugalisë të martë e ardhshme si pjesë e përgatitjes për Euro 2016.

“Mendjet tona janë tek viktimat. Futbolli nuk është i rëndësishëm sot. Stërvitjet anulohen”, shkruan në një deklaratë të postuar në tri gjuhë, gjermane, angleze, dhe franceze