Shpërthim në stacionin policor në Zubin Potok

E publikuar: 14/04/2015 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veriu i Mitrovicës, po vazhdon të mos jetë i qetë pas incidenteve të fundit që kanë ndodhur në këtë pjesë.

Sonte rreth orës 22:50 në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes.

Një qytetar i pjesës veriore ka treguar për Indeksonline se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia si dhe kreu i policisë Zvezdan Milivojeviq.

Situata është e qetë dhe policia e cila është duke u marrë me rastin.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës,

Besim Hoti mirëpo kontakti ka qenë i pamundur.