Shpërthim në një metro në Londër

E publikuar: 15/09/2017 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shpërthim ka ndodhur në një metro në jug-perëndim të Londrës.

BBC shkruan se policia po heton një “incident” në një metro të linjës së qarkut Parsons Green, në jug-perëndim të Londrës.

Nuk dihet nëse incidenti ishte rastësor apo i qëllimshëm. Nga shpërthimi mendohet të ketë disa persona të plagosur.

Ndërkohë ky incident ka shkaktuar panik tek udhëtarët

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulance.