Shpërthim i fuqishëm në depo të naftës në Fushë Kosovë

E publikuar: 25/05/2018 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shpërthim i madh ka ndodhur sot rreth orës 14:00 afër një rezerve karburantesh në Miradi të Ulët të Fushë Kosovës.

Dëshmitarët tregojnë se shpërthimi ka qenë i madh dhe është dëgjuar në një largësi të konsiderueshme. Aktualisht nga vendi i nghjarjes po del tym.

Incidentin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00 policia ka pranuar informatë për një shpërthim që ka ndodhur në një deponi të derivateve në fshatin Miradi e Epërme në Fushë-Kosovë. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Borovci për KALLXO.com.