Shpërthen tankeri me naftë në Nigeri, 50 të vdekur e 100 të plagosur

E publikuar: 02/07/2019 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tankere me naftë ka shpërthyer në Nigerinë qendrore.

Të hënën pasdite, drejtuesi i tankeres me naftë duke u përpjekur të shmang një grope, aksidentalisht u përmbys në fshatin Athumbe në Nigeri, ku njerëzit nxituan për të marrë karburant.

Për pasojë, ajo tankere shpërtheu duke lënë të vdekur se paku 50 vetë, ndërsa 101 tët tjerë janë plagosur, shkruan CNN transmeton Indeksonline.

Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa prej të lënduarve ishin në gjendje kritike, tha një zëdhënës i Qeverisë për CNN.

Dyqanet në afërsi u dogjën nga shpërthimi.

Aksidentet e tankerëve të karburantit janë të shpeshta në Nigeri.

Pothuajse 10 vetë vdiqën kur një cisternë nafte shpërtheu në qytetin e Lagos qershorin e kaluar. 

Më shumë se 60 njerëz u vranë në një tjetër aksident tankist në shtetin Anambra në 2015.