Shpërthen në lot mësuesja që dhunoi nxënësit: Jam penduar, s’do ndodh më!(Video)

E publikuar: 19/01/2017 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbardhet dëshmia e mësueses Fatime Vata, e cila dy ditë më parë u denoncua me video në emisionin ‘Stop’, teksa dhunonte psikologjikisht nxënësit e klasës së parë.

Lidhur me këtë ngjarje që tronditi opinionin publik, dhe denoncimeve të prindërve të fëmijëve, dje mësuesja u shoqërua në polici. Në një gjendje të rënduar psikologjike, Fatime Vata mes lotëve ka shprehur pendesë për ngjarjen.

“Jam shumë e penduar për atë që kam bërë. Ishte një moment që nuk ndjehesha mirë. Nuk ka për të ndodhur më kurrë. Kur pashë pamjet që u shfaqën në televizor u bëra shumë keq. Ju lutem më falni. Ju kërkoj falje edhe prindërve që u kam shkaktuar këtë tronditje. Edhe për mua ishte shumë e rëndë kur e pashë se çfarë kisha bërë dhe si isha sjellë me nxënësit”, mësohet të ketë thënë ajo për panoramaonline. Ndërkohë, ndaj saj nuk do të ketë procedim penal dhe as akuzë. Pas deklarimit në polici ajo është lënë e lirë.

Video u filmua nga një fëmijë i kësaj klase në shkollën “Skënder Luarasi” në Tiranë. Veç goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës.

Mësuesja – Vazhdon zhurma këtu. Ulu more djalë! Hiqe atë qese ti moj idiote! Hiqe atë qese! Mos vij me të kap për fyti, të t’i përplas turinjtë.

Mësuesja – Çfarë ke në atë qese moj? Shkruj ime budallaqja e dreqit.

Mësuesja – Ore, shumë llafazan je ti. Shumë fëmijë i paedukatë. 4 strofa kishe dhe s’kishe… (e godet nxënësin) Po ke llapën më të gjatë. Është llapa ajo, që s’të lë…

Mësuesja – Merre M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!

Mësuesja – Ça dreqin hani? Ca dreqin, që jeni? Na qelbët.

Mësuesja – Shpejt! Hiqe atë portofol, merre lapsin dhe puno! (I shkul flokët nxënëses)

Mësuesja – “ME”, sa rrokje ka Kleana? Çohu në këmbë me gjyshe! Uli ti ….! Sa rrokje ka “me”?

Nxënësja – Një.

Mësuesja – Një moj, t’u thaftë goja! Fol më shpejt! Tre orë me nxjerrë një fjalë.

Mësuesja – Pse moj e ke gris librin e ke bo copë-copë? Çfarë janë këto libra kështu moj vajzë? Ç’është kjo moj? Mos ma sill nesër këtë! Si e ke gris librin? Shife fletën e librit, si e ke bo? Pise! S’të vjen turp, s’të vjen!

Mësuesja – Ça po shkrun? Me të vogla mo, pse me të mëdha?

Nxënësja – Zonjë, të shkoj pak në banjë?

Mësuesja – Shko moj, shushujka e dreqit! Përditë shko!