Shpërthen MC Qoppa me Ibishin, kritika të “rrasta” politikanëve për rastin e Kumanovës

E publikuar: 22/11/2017 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por, m’u për këtë dy këngëtarët MC Qoppa dhe Ibish Shala kanë menduar që si shenjë respekti për këtë rast të punojnë një këngë.

E pas dënimit të të mbijetuarve të kësaj ngjarje me një dënim kolosal dy këngëtarët kanë bërë një këngë tepër emocionuese.

Teksti paraqet një të dënuar i cili kritikon më të madhe të gjithë ata shqiptarë që e kanë harruar Shqipërinë Etnike, për mos lejimin e vizitave familjare dhe mbi të gjitha përhapjen e ndryshme të thashethemeve për ta.

Teksti është një revoltë e MC Qoppës për politikën që ka bërë shumë pak për këtë rast dhe m’u për këtë rast të dënuarit ende janë në burg.

Madje, MC Qoppa thotë se politikanët e Kosovës nuk ka reaguar për këtë grup edhe kur ata u quajtën terrorist nga maqedonasit.

Kjo këngë është edhe një lloj rikthimi i reperit të mirënjohur MC Qoppa, i cili më parë ka qenë aktive shumë me këngë të reja, por që tani premton se do të jetë edhe më shumë me krijime të reja. /GazetaExpress/