Shpërthen “lufta” virtuale mes tenorit Hushi dhe Kozeta Kurtit (Foto)

E publikuar: 11/08/2017 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë kësaj periudhe tenori Agim Hushi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe gjithashtu është kritikuar mjaft për qëndrimet e tij dhe largimin nga vendi.

Mes atyre që e kanë kritikuar ka qenë edhe gazetarja Kozeta Kurti dhe mesa duket tenori i ka kthyer përgjigje duke i kujtuar akuzën për vjedhje në Itali. Më pas Hushi e ka fshirë këtë postim, por Kurti ka mundur ta ruajë duke i kthyer këtë përgjigje.

“E kisha ndare mendjen mos me u marre më me ty o tenor, po ndryshe nga ty qe shkruan te dhena per veten ne ëikipedia, lajmin per vjedhjen time e pergenjeshtron media italiane!

Meqe je tip lexuesi jo per gje!

Mua m’i prishe pushimet 5 minuta kaq, por me sa shoh, une ta paskam prishur me gjate komoditetin e jetes ne Australine tende te embel!

Mjaft reklame te bera o tenor qe me shume flet se kendon!

Gezuar!,”-përfundon postimi i saj në rrjete sociale./Gazeta Express/