Shpërthen bombola e gazit afër lagjes “Marigona”, 12 të lënduar

E publikuar: 29/12/2020 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

12 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona”.

Rastin e ka konfirmuar për Express, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë ajo për Express.

Sipas Ahmeti në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.