Shpërthen Bajram Rexhepi: SHIK-u ka uzurpuar PDK-në dhe institucionet e Kosovës

E publikuar: 19/03/2015 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ShIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në, por edhe institucionet e Kosovës, ka thënë njëri nga ish-themeluesit e PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, raporton KTV.
Në një intervistë të gjatë për Rubikon, Rexhepi ka shpërthyer me akuza ndaj Kadri Veselit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të SHIK-ut që, sipas tij, e kanë kapur shtetin.
I bindur dhe i sigurt në atë që po deklaron, Bajram Rexhepi ka thënë se e keqja e madhe partisë së tij i ka ndodhur në momentin kur Veseli është bërë zëvendëskryetar i PDK-së,ndonëse, sipas tij, Veseli edhe më parë ka pasur ndikim në parti.