Shpërthen Agostinelli: Do të hiqja 7 lojtarë pas pjesës së parë

E publikuar: 11/09/2016 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Korabit, Artan Mërgjyshi vendos disa faktorë në mos shënimin e skuadrës ndaj Skënderbeut, ndërsa në kampin korçar, trajneri italian pas ndeshjes është tepër i zhgënjyer për 45 minutat e para të lojës.

Artan Mergjyshi: Mungesa e golit po kthehet ne nje probleme për. Në 2 ndeshjet e para kemi krijuar shumë volum loje por nuk kemi arritur të gjejmë rrugën e rrjetës. Ishim përgatitur maksimalisht për këtë sfidë. Luanim përballë skuadrës kampione dhe krijuam shumë raste për shënim. Megjithatë kualitetet e Skënderbeut në sulm bënë diferencën ndërsa ne nuk ditëm të shfrytëzonim rastet që u paraqitën. Ne kemi dhënë sinjale të mira, shpresoj te kemi edhe pak më shumë fat dhe të marrim një rezultate pozitive duke filluar që nga ndeshja e rradhës”.

Andrea Agostinelli: Për këtë ndeshje dua të them që pjesa e parë nuk më pëlqeu fare, sepse edhe pse po fitonim 1-0 nuk e meritonim. Ishte një ndeshje shumë e vështirë edhe pse në fraksionin e dytë luajtëm më mirë. Nëse do të ishte e lejueshme në përfundim të pjesës së parë do të kisha zëvendësuar 7 apo 8 futbollistë. Duhet të reflektojmë për këtë fakt sepse skuadra duhet të dijë të sillet më mirë në fushë. Gjithsesi dua të them që në pjesën e dytë skuadra e rriti ndjeshëm nivelin e lojës dhe arritëm të mbyllnim ndeshjen duke realizuar edhe golin e dytë. Latifi? Në pjesën e parë ai ishte dobët ashtu si e gjithë skuadra ndërsa në fraksionin e dytë u përmirësua ndjeshëm. Gjithsesi unë nga Latifi pres më shumë, dua që të gjithë futbollistët në cdo ndeshje të japin maksimumin në fushë dhe të luftojmë për fanellën që mbajnë veshur”.