Shpenzuan mbi 500 mijë euro për ta përfunduar shtëpinë tërësisht prej betoni, hedhin poshtë kritikat se duket si bunker nuklear (Foto)

E publikuar: 25/10/2018 01:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pa tulla apo llaç, Adrian dhe Megan Corigall kaluan mbi një vit e gjysmë për ta ndërtuar një shtëpi me katër dhoma në Sussex të Anglisë, tërësisht prej betoni.

Në tokën që e blenë për 650 mijë euro, ata përdorën një teknikë moderne që deri më tani është përdorur vetëm në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Ata kishin ndarë 450 mijë euro për planifikimin e shtëpisë, por gjërat nuk iu dolën sipas parashikimeve dhe Adrian që është zhytës profesionist, u desh të shkonte në një mision jashtë shtetit, që të mbledh edhe pjesën tjetër të parave.

“Ishte makth, sepse na shteruan paratë në llogaritë bankare dhe më dukej sikur sytë po na dilnin përjashta. Arritëm në një pozitë, kur nuk mund të bënim asgjë”, ka treguar Megan momentin shqetësues.

Përkundër shqetësimeve, pronarët që e përfunduan siç planifikuan shtëpinë, hedhin poshtë kritikat se ngjanë me bunker nuklear, apo stacion i energjisë elektrike. Madje, shumë njohës të arkitekturës, kishin thënë se ‘nuk është aq shtëpiake’.

Por, pronari 46-vjeçar që dikur ishte ngasës i biçikletave BMX, thotë se është inspiruar për këtë objekt, pasi tërë rininë e ka kaluar nëpër terrenet e betonit kur është stërvitur nëpër Skoci.

Ndërtuesit e shtëpisë së pazakontë, insistojnë se ndjehen mirë në këtë shtëpi që e kishin ëndërruar gjatë, ndërsa përdorën teknikën ‘nano-beton’ është shumë e re në ndërtimtari.

Për dallim prej ndërtimeve të zakonshme, në të janë përdorur fibra xhami dhe armaturë që nuk ndryshket, në mënyrë që të përforcojë betonin, meqë nuk ka material tjetër për ta mbajtur. /Telegrafi/