Shpenzon 30 mijë funte për ta shndërruar aeroplanin në një sallon luksoz të bukurisë (Foto)

E publikuar: 15/09/2017 01:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grimere profesioniste ka arritur ta hap sallonin e saj të bukurisë brenda një aeroplani të vjetër.

Amber Scott 25-vjeçe nga Carluke, Lanarkshire, ka arritur ta shndërroi aeroplanin e prodhuar në vitin 1957 të tipit CV-440 në një sallon luksoz të bukurisë, transmeton Telegrafi.

Ajo i ka shpenzuar 30 mijë funte në renovimin e fluturakes të cilën e shndërroi në sallon luksoz të bukurisë, i cili ka hapësirë të mjaftueshme edhe për katër grimere tjera, dy parukiere dhe dy teknike të pedikyrit.

Prindërit e Amber, Andrew dhe Tricia e kishin blerë aeroplanin e vjetër dhjetë vite më parë për 25 mijë funte, dhe mendonin ta shndërronin në një bujtinë.

Por, edhe pse u kushtoi mbi 20 mijë funte për ta transportuar nga Conventry në Skoci, ata kurrë nuk kishin arritur ta rinovojnë, dhe kështu gjatë 10 viteve të fundit kishte qëndruar i parkuar në oborrin e shtëpisë.

Por, Amber ka arritur ta realizoi ëndrrën e saj të kamotshme, duke e shndërruar fluturaken që e kishin blerë prindërit e saj në një sallon luksoz të bukurisë. /Telegrafi/