Shpenzimeve e Qeverisë për tre muaj mbi 500 milionë euro

E publikuar: 06/12/2019 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Sipas raportit shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë së Kosovës janë 511.9 milionë euro.

Ky publikim, sipas ASK-së, paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe TM3 2019 (korrik-shtator).

“Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2019 ishte 600.7 milionë euro”, thuhet në raportin e ASK-së,transmeton Lajmi.net.

Sipas kësaj agjencie, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 68% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

“Në TM3 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 511.9 milionë Euro”, thuhet tutje.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (30%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, përfundon njoftimi.