Përplasen Shpend Ahmeti e Ismet Beqiri (live)

E publikuar: 17/03/2016 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

[21:04] Beqiri: Krenohem me sheshin që e kam bërë

[20:05] Ahmeti: Prishtina ka qenë në një vdekje klinike

Shpend Ahmeti: Është mirë që të kemi debate të tilla sa më shpesh. Madje do të ishte mirë që edhe z. Isa Mustafa dhe z. Hashim Thaçi të dalin ndonjëherë dhe të ballafaqohen me opozitën”, ka thënë Ahmeti.

Situata në Prishtinë ka qenë në një kaos total urbanistik, ku kushdo ka ndërtuar ku ka dashur. Në shumë ndërmarrje publike ka pas familjarizëm.

Prishtina ka qenë në një vdekje klinike.
Kemi dërguar 70 dosje në prokurori me dyshime për keqpërdorim të rreth 28 milionë euro, për 49 ndërtesa.

Pa marrë parasysh se çka do të ndodh në zgjedhjet e ardhme, për një gjë jam i sigurt se asnjëherë më nuk do të kthehet situata që e kemi pasur situata që e kemi pasur para dy vitesh.


[20:08] Beqiri: VV ka punësuar 300 persona me kontratë mbi vepër, në 13 vjet ne asnjë

Ismet Beqiri: Është e pavërtetë që ka qenë vdekje klinike, ka shumë anë tjera që e bëjnë një qytet pa vdekje klinike. Në qeverisjen e LDK-së është bërë punë e madhe në Prishtinë, edhe tri mandate me ja dhënë VV-së nuk munden me kry. Ky (Shpend Ahmeti) është bërë kryetar me votat e PDK-së.

Fillimi i punës është bërë me etiketime dhe njollosje. Lëndët në prokurori i takojnë prokurorit e jo kryetarit të Komunës. Afër 300 me kontratë me vepër, e ne asnjë në të gjitha mandatet. 37 janë futur në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Ka instaluar një logjikë tjetër në kuptimin negativ. Shumë drejtorë nuk e njohin dhe nuk e duan Prishtinën. Ka pasur shumë më të mirë që të udhëheqin Arsimin e Infrastrukturën se sa dikush tjetër që nuk është nga Prishtina. Kryetarin e kanë votuar qytetarët e Prishtinës, e jo të tjerët.
Ky është kryetari i parë që udhëheq pa Kuvend Komunal.

Nuk e keni zgjidhur ujin, mos e përvetësoni zotri Ahmeti projektin e fabrikës së ujit. Autobusët e trafikut janë projekt i Qeverisë së Kosovës.


[20:16] Shpend Ahmeti: Jeni bërë parti patericë

Shpend Ahmeti: Ismeti po e ndajka votuesin me parti. Ata janë prishtinas, e nuk ndahen në votues të PDK-së, LDK-së apo Vetëvendosjes. Mustafës i janë zvogëluar votat nga rundi i parë në rundin e dytë. Dhe, unë nuk i ndajë votuesit në aso të PDK-së a LDK-së.

Jeni bërë parti patericë. Po thirreni në disa vlera rugoviane, por nuk jeni kurrkund.

Ia keni dhënë tenderin e kuzhinës për çerdhe Beni Donës, sepse është financues i LDK-së.

Prej vitit 1999 – 2013 LDK-ja ka lejuar 46 mijë ndërtime pa leje.

Mos na e hapni gojën në disa sene që ju e dini se çfarë keni bërë. Vëllai juaj punon në Ndërmarrjen Publike Banesore.


[20:26]Beqiri – Ahmetit: Jeni pronar i ndërtimit pa leje

Ismet Beqiri: Unë nuk kam dashur asnjëherë ta personalizojmë, por po vazhdojmë. Ti z.Ahmeti je pronar i ndërtimit pa leje (Shpend Ahmeti: po shpifni, keni kujdes për fjalë publike).

Jeni i fundit që mund të flisni për LDK-në dhe rugovizmin, unë asnjëherë nuk jam zgjedhur përpos me vota. Të gjithë e dinë që keni votën nga PDK.

Keni bërë koalicion me AAK-në, e keni thënë se nuk do të bëni me askënd.
46 mijë ndërtime pa leje, a e dini sa janë me leje? Kodra e Trimave është pothuajse 90% pa leje. Duhesh t’i ndash të Isa Mustafës e Ismet Beqiri. Nuk ka shancë me qenë të gjitha tonat.

Vitin 2014 i keni 92 me kontratë mbi vepër, edhe 2015 ka pasur rritje.

Lëndët i keni çuar në Prokurori pa u kryer hetimet. Keni bërë memorandum bashkëpunimi dhe është shkelje e jo-ligjore, për projektin “Kodrinat”.


[20:30] Ahmeti – Beqirit: Banesën 120 metra katror e bleve 10 mijë euro

Shpend Ahmeti: Nëse po thoni se nuk janë 46 mijë ndërtime pa leje, atëherë le të na tregojë Ismeti se në kohën e tij si kryetar sa ndërtime janë ndërtuar?

A ka ardhur shefi i inspeksionit me te tregu se është duke u ndërtuar një objekt pa leje. Dhe çfarë keni bërë? A e keni pyetur shefin tuaj të inspeksionit se është rrënuar ai ndërtim pa leje?

Në qytet me u ndërtuar 49 ndërtime pa leje, dhe unë mos me e ditë dhe shefi inspeksionit mos me marrë masa është e pamundshme!

Shefi i inspeksionit në kohën e LDK-së ka pasur rrogë 400 euro e ka vozitur veturë 400 mijë euro!

A mundet Ismet Beqiri me na tregu si është e mundur që banesën 120 metra katror e ke ble për 10 mijë euro


[20:41] Beqiri: Banesa më është dhënë nga Kuvendi, është krejt e ligjshme

Ismet Beqiri: Çka po bën ti në Prishtinë, që të mbahesh mend? (Shpend Ahmeti: E çka ke bërë ti që të mbahesh mend?)
Prej kur ka ardhur në Komunë, po merresh me banesën tënde. Unë, për dallim nga ti, kam bërë diçka për këtë vend. Ndoshta edhe ti ke bërë, por unë më shumë.

Shpend vendimi për shfrytëzim të banesës sime, ka nënshkruar Kuvendi Komunal dhe jo unë. Ligji për shitjen e banesave, nga ky ligj kanë përfituar shumë familje edhe nga KEK-u e të tjerët. Ligji është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përpos serbëve, kanë votuar të gjitha partitë politike. Çmimi është përcaktuar në këtë ligj, çdo gjë është ligjore.

Kur kam qenë unë, shumë familjeve i kemi dhënë banesa në shfrytëzim: Zahir Pajaziti, 10 këshilltarëve komunal, Adem Jashari, Sali Çekaj e të tjerë kanë marrë banesë.

Sa i përket memorandumit (“Kodrinat”), ti nuk ke shpallë ofertë sepse ka mundur t’i bien edhe dikush tjetër 100 pronarë. Ja ke humbur të drejtën të tjerëve, se edhe dikush tjetër ka mundur ta bëj atë.


[20:44] Shpend Ahmeti: Banesën ia ndatë vetes me konflikt interesi

Po të mos kishe qenë kryetar nuk do ta kishe marrë kurrë atë banesë. I keni nda edhe për disa këshilltarë komunalë për të neutralizuar këtë proces.

Ju keni konflikt interesi, sepse ju ja keni nda vetes banesën. Dhe ju nuk po e kuptoni që keni konflikt interesi. Babai im nuk ka qenë ai që i ka ndarë vetes banesë, por ia ka ndarë Teatri. Ndërsa ju i keni ndarë vetes.

Juve ju kanë dhënë verdiktin qytetarët, sepse kanë votuar për t’iu ndryshuar. [*Ismet Beqiri: Mosu friko se nuk e ke larg as ti. Vitin tjetër do të rrëzohesh]


[20:50]Beqiri-Ahmeti: Keni vazhduar kontratë kornizë që është e paligjshme


Ismet Beqiri: Shiko faqen 24 të Auditorit të Përgjithshëm, për kontratën e naftës, është shumë e qartë, komuna me naftë dhe makinat me benzinë. Keni vazhduar kontratën kornizë që është e paligjshme, dëmi është diku 1 milion euro, sipas raportit të Auditorit të Përgjithshme.

Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, prej 20 mijë euro kontratë kornizë, është rritur. Kontrata kornizë nuk duhet vazhduar.


[20:54] Ahmeti: Na mungojnë ka 10 për qind asfalt në çdo projekt të LDK-së

Shpend Ahmeti: Ajo çka kemi bërë në raport me naftën për shkolla është se vetëm se kemi vazhduar një kontratë të cilën Komuna e Prishtinës e ka pasur për objektin e saj.

Pra nëse është e paligjshme kontrata jonë për naftën në shkolla është edhe ajo e juaja për naftën në shkolla. [Ismet Beqiri: Sipas ligjit, kontratës nuk mund t’i ndryshohet destinimi, sepse është shkelje]

Na mungojnë ka 10 për qind asfalt në çdo projekt.


[20:56]Beqiri: Keni asfaltuar në toka private e bujqësore

Ismet Beqiri: Ka qenë një projekt me tejkalim 400%, ka arritur deri në 400 mijë euro. Kontrata kornizë nuk mund të vazhdohet.

Zhvillimi rural e ka një projekt me 2 milionë e 300 mijë euro, e tash ka arritur mbi 7 milionë, pa e marrë pëlqimin e Kuvendit për prioritete. Ju keni asfaltuar tokën private e bujqësore, e nuk keni drejt ta bëni këtë, ta shpenzoni paranë publike në ato toka. Në Prugovc e keni bërë këtë.


[21:02] Ahmeti: Ti nuk ke pasur të drejtë të jesh kryetar komune

Shpend Ahmeti: Në mandatin tonë, për herë të parë janë lidhur me rrugë Llapi e Gollaku.

Keni shtruar rrugë gjatë natës nëpër shi, nëpër fshatra me shpresën se po e merrni edhe ndonjë votë. E tash na duhet prapë të punojmë në ato rrugë sepse janë bërë keq.

Pastaj, shikoje se sa herë është kontraktuar sheshi Ismet Beqiri. Metrat katrore që janë futur në tender dhe metrat katrore që janë shtruar janë në diskrepancë. Nuk ua kam përmend asnjëherë këtë por kontratat ekzistojnë.

Ti ke lindur në Tërnavë, të Komunës së Podujevës, dhe sipas logjikës tënde se nuk duhet të ketë drejtorë të qyteteve të tjera atëherë ti nuk ke pasur të drejtë të zgjidhesh kryetar i Prishtinës.


[21:04] Beqiri: Krenohem me sheshin që e kam bërë

Ismet Beqiri: Zotëri Ahmeti po ta përsëris që unë krenohem me sheshin, kanë për të më mbajtur mend për shesh. Qytetarët ma kanë dhënë votën. Kanë për të më mbajtur mend edhe mandatin tim e të zotit Mustafa.

Shko shiko, vëllai im është punësuar kur AKM-ja e ka menaxhuar dhe ka dy fakultete. Ju keni punësuar shumë militantë, Yllka Syla, çika e vllahut Shemsi Sylës, Gresa Deda, familjare e Ilir Dedës, Ardian Olluri, djali i Xhevat Ollurit që është militant, Alban Krasniqin bashkëshortin e Albulena Haxhiut, edhe shumë të tjera.

Këta e kanë këtë logjikë, në zhurmë tentojnë që ta neutralizojnë të vërtetën.

Ky ka premtuar 24 orë ujë, kjo është e vërtetë. Qerdhet, dy kanë qenë të mandatit të kaluar, me vonesë i ka rinovuar dhe pas dy vjetëve i ka hapur. Për depolitizim, në Arsim punëson militantë partiak. Hapja e bibliotekave të reja, nuk i ka hapur. Trashëgimia kulturore asnjë projekt. Parkingjet në secilën lagje nuk është bërë. Shfrytëzon transport publik, të përcjellin mjetet para e mbrapa. Në shkollë me shumë se 800 nxënës mjekë dhe infermier nuk e ke bërë, mbi 1000 nxënës me stomatolog asnjë, shpenzimet me rrymë vetëm janë rritur, etj.


[21:16] Ahmeti: Kiflet po i paguajmë nga kursimet në Taureg të Beqirit e Q7 të Mustafës

Shpend Ahmeti: Sa çerdhe publike kanë qenë në kohën e Ismet Beqirit. Asnjë çerdhe nuk e ka hap, për pos një në Kodrën e Trimave, edhe atë duhet shikuar se si është bërë. Isa Mustafa asnjë çerdhe nuk e ka hapur.

Kiflet vijnë prej kursimeve 700 mijë euro nga shpenzimet e Tauregut të Ismet Beqirit e Q7-it të Isa Mustafës.

E keni shti Avdullah Hotin mos me dhanë një garancion për trafikun urban, hor u bëmë me BERZH-in.