Shpend Ahmeti më i votuari pas tre liderëve, lë pas dy tjerë

E publikuar: 29/06/2017 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm liderët e tri partive politike kanë më shumë vota se, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmerti. Në zgjedhjet e 11 qershorit ai mori 66.020 vota.

Madje, ai mori më shumë vota se lideri i NISMA për Kosovën, Fatmire Limja që përfundoi me 31.411 vota dhe lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli që mori 35.775 vota.
Vetëm, Albin Kurti, Kdri Veseli e Avdullah Hoti janë më të votuar se Ahmeti. Ndërkaq, në Lëvizjen Vetëvendosje, është shumë larg Albin Kurtit i cili mori 143 642 vota, shkruan lajmi.net.
Megjithëkëtë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmet në pikat e votimit në Prishtinë ka grumbulluar më pak vota se sa kur ishte në garë për kryetar të Prishtinës në vitin 2013.
Kryetari Ahmeti në zgjedhjet e 11 qershorit në Prishtinë mori 20,901 vota, ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, , Vetëvendosje në Prishtinë mbi 36 mijë vota. Vetëm Kurti në Prishtinë mori 29,303 vota.
Po sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti në raundin e parë kishte marr 27.415 vota, ndërsa Vetëvendosje në garën për Asmable Komunale pati marr 16,014 vota.
Meqë, nuk ishin votat e mjaftueshme për tu bërë kryetar, në balotazh Ahmeti arriti të grumbullojë 37.001 vota.