Shpend Ahmeti pret në takim Ambasadorin e ri të Norvegjisë

E publikuar: 19/01/2017 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim ambasadorin e sapoemëruar të Norvegjisë për Kosovën dhe  Shqipërinë, Per Strand Sjaastad.

I pari i Prishtinës i uroi mirëseardhje ambasadorit norvegjez dhe e njoftoi atë me qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe të arriturat, si dhe projektet për të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori Sjaastad shprehu kënaqësinë që do të jetë në shërbim në Kosovë dhe uroi për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e qeverisjes lokale, për projekte me interes të përbashkët.