Shpend Ahmeti: Prej nesër Trafiku urban falas

E publikuar: 30/11/2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër më 1 dhjetor.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm për mbrojtjen e shëndetit në kohë pandemie.