Shpend Ahmeti po mbahet ende nga policia italiane në Milano?

E publikuar: 18/08/2017 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta Express merr vesh se kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është liruar ende pas ndalimit që i është bërë mbrëmë nga policia italiane në Aeroportin e Milanos.

Arsyeja e ndalesës ka të bëjë me verifikimin e emrit pasi si duket në sistemin e Schengen është edhe një person me emër të tillë që po kërkohet nga autoritetet spanjolle.

Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë më shumë, por kanë theksuar se Konsullata e Kosovës në Milano është duke u marrë me rastin e Shpend Ahmetit.