Shpend Ahmeti nuk e ndal lojën me flamuj, bleu një gjigant kuq e zi

E publikuar: 19/02/2018 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Debati për flamurin e shtetit të Kosovës, nëse duhet apo nuk duhet të qëndrojë tek ‘Rrethi ‘në Prishtinë në vend të atij kombëtar, do të vazhdojë përsëri pasi përfunduan aktivitetet shtetërore për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Shpend Ahmeti u shfaq i ngazëllyer kur para pakë ditësh në gala mbrëmjen përshëndetëse pas konferencën së kryetarëve që po mbahej më Izrael u shfaq edhe flamuri shtetëror i Kosovës. Ahmeti e fotografoi flamurin shtetëror të Kosovës me të cilin e përshëndeti pjesëmarrjen e tij Izraeli dhe të njëjtin e postoi në Instagram. Por, ai nuk e ka ndërmend që ta valojë në ndonjë hapësirë të Prishtinës këtë flamur.

Nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli nuk ka dashur të tregoj se çfarë flamuri është ai i blerë nga ana e Komunës me datë 12 shkurt, dhe se ku dhe kur do të vendoset.

Lajmi.net ka mësuar se flamurin të cili Komuna e Prishtinës e bleu rreth 1000 mijë euro para pakë ditësh, është ai kombëtar.

Komuna e Prishtinës nuk mori pjesë në stolisjen e kryeqytetit për festën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Por, ka vendosur që të blejë një flamur gjigant me dimensione 12 me 6 metra i cili me gjasë do të vendoset tek rrethi.

Këtë flamur e ka blerë nëpërmjet procedurave tenderuese dhe kontrata para katër ditësh është nënshkruar me NSH “Kastrioti” nga Ferizaj, shkruan lajmi.net.

“Është flamur kombëtarë dhe do të vendoset të rrethi”, tha një zyrtarë komunal për lajmi.net, pa sqaruar nëse do të ndërrohet me atë shtetërorin.

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Brahim Mehmetaj, i cili vjen nga radhët e AAK-së ka paralajmëruar se me datë 19 shkurt, flamuri kombëtarë do të rikthehet tek rrethi në hyrje të Prishtinës, i cili u zëvendësua me atë shtetëror mbrëmë me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj, shefit partiak të Mehmetajt.

Zyra e kryeministrit nuk ka sqaruar nëse flamuri shtetërorë do të qëndrojë edhe më tutje në të njëjtin vend edhe pas festës së 10 vjetorit të pavarësisë.

“Flamuri është vendosur me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Krahas nderimeve që kemi gjithmonë për flamurin kombëtarë, Qeveria ka për obligim t’i respektoj edhe simbolet tona shtetërore” thuhet në përgjigjën e Qeverisë së Kosovës për lajmi. Net

Arton Berisha, sekretar në Ministrinë e Administratës Publike ka thënë se nuk kanë asnjë kërkesë që ta ndërrojnë përsëri flamurin pas festës. “Flamuri është vendosur tek rrethi pasi na ka kërkuar një gjet ë tillë Zyra e kryeministrit. Nuk e kemi vendosur flamurin shtetëror vetëm aty, por edhe në disa pjesë tjera, si në Germi, në ndertës të Qeverisë etj. Flamurin kombëtarë po ruhet në zyrat e MAP, nëse na kërkohet ta rikthejmë, ne procedojmë në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive”, tha Berisha për lajmi.net.

Komuna e Prishtinës nën udhëheqjen e Isa Mustafes kishte vendosur një shtyllë disa metra, mbi të kishte vendosur flamurin e Republikës së Kosovës. Për mirëmbajtjen e tij ishte përkujdesur kompania komunale “Hortikultura”. Por, ai ishte zëvendësuar më atë kombëtarë më të marrë drejtimin e kryeqytetit Vetëvendosje.

Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se flamurin kuqezi në hyrje të Prishtinës nuk e din se kush e ka vendosur, respektivisht ai ka thënë se flamuri në këtë rreth nuk është vendos asnjëherë nga komuna.

Në këtë mënyrë iu ka përgjigjur kërkesave të qytetarëve të Prishtinës për rikthimin e Flamurit të Republikës së Kosovës te rrethi e jo flamurin kombëtar.

Megjithatë, flamuri i Kosovës është hequr nga një ish drejtori i Shpend Ahmetit. Bëhet fjalë për Salih Zybën.

Më 4 mars të vitit 2016 ish Drejtori Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Sali Zyba është akuzuar për dëmtim të pasurisë. Salih Zyba është edhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në aktakuzë Zyba akuzohej për largimin e flamurit shtetëror nga shtylla e tij te rrethi afër spitaleve në Prishtinë.

Këtë vepër sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës Zyba e kishte kryer në vitin më 27 nëntor 2013, dymbëdhjetë minuta pas mesnatës.

Prokuroria pati bërë me dije se Zyba atë natë e kishte zhvendosur flamurin shtetëror, duke e lënë në tokë me qëllimin që për 28 nëntorin e atij viti ta vë flamurin kuqezi.

Sipas prokurorisë, Zyba ishte vërejtur nga policia gjatë kryerjes së këtyre veprimeve, për t’u dërguar në Stacionin Jugu të Prishtinës.

Zyba akuzohet për asgjësim, apo dëmtim të pasurisë. Kjo vepër penale dënohet me burgim deri në një vit./Lajmi.net/