Shpend Ahmeti: Nëse i ndali krejt ndërtimet në Prishtinë do të jem i vrarë

09.05.2019 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shpend Ahmeti: Nëse i ndali krejt ndërtimet në Prishtinë do të jem i vrarë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë ditës së 8 Majit ka marrë pjesë në një diskutim të hapur që është mbajtur në rrugën “Rexhep Luci”. Diskutimi ishte për qytetin, i quajtur “E drejta për qytetin”.

E gjitha kjo mbahej në disa struktura hekuri me ngjyrë të verdhë që janë vendosur gati tash e një javë në rrugën “Rexhep Luci”, Paviloni i Verdhë, që këtë emër e ka marrë pas vrasjes së drejtuesit të planifikimit në Prishtinë pasluftës, arkitektit Rexhep Luci.

Ky i fundit humbi jetën duke e mbrojtur qytetin nga degradimi, që sot ka kapur kuotat e larta të degradimit në ndërtim.

Pasi pat një diskutim nga panelistë se si Prishtina është degraduar, nga pjesa e publikut foli i pari i këtij qyteti, Shpend Ahmeti.

Ai tha se ka shumë probleme dhe se të gjitha diskutimet publike që mbahen, vetëm një gjë kërkohet nga qytetarët: rritja e koeficientit të ndërtimit.

Duke u bërë më praktik dhe “militar” në zgjidhje, ai tha se Prishtinës i duhet monetarium në qytet, por kjo do ta bënte atë të ishte në burg apo i vrarë.

“Duhet me bo moratorium. Me blloku krejt ndërtimin në qytet në Prishtinë edhe me drejtu krejt kah Prishtina e Re. E nëse e bëj këtë: ose do të jem i vrarë, ose në burg”, ka qenë fjala e të parit të Prishtinës, raporton ndërtimiinfo.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti më tej tregoi se 2.5 miliardë euro janë investuar në ndërtim e 150 milionë në infrastrukturë.

“Krejt legjislacioni jonë ka në fokus pronën private. Me ligj të urbanizmit duhet të përgjigjemi për 40 ditë për një leje. Ku në Evropë duhet të përgjigjesh për leje për objekt 20 kat për 40 ditë. Për 13 vjet kemi shti 2.5 miliardë euro në ndërtim në Prishtinë. Në infrastrukturë 150 milionë në infrastrukturë. Jemi mbrapa me infrastrukturë, me kanalizim, me ujësjellës. Unë kam në Prokurori mbi 5 kallëzime penale për mos-dhënie të lejes. Në qytet ka grupe të interesit dhe duhet me gjet balancë mes bizneseve dhe qytetarëve. Intervenimet si kjo duhet të bëhen për me shkaktu debat. Mendoj që duhet t’i mbyllin disa rrugë në qytet. Kërkesa është me bo sa më shumë parkingje”, tha i pari i Prishtinës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Policia jep detaje për trupin e pajetë në Gadime: Dyshohet se është i 23 vjeçarit të zhdukur

Policia jep detaje për trupin e pajetë në Gadime: Dyshohet se është i 23 vjeçarit të zhdukur

Tribunali Special po prek kokën e UÇK’së

Tribunali Special po prek kokën e UÇK’së

Sveçla paralajmëron Thaçin: Mund të përfundosh në burg

Sveçla paralajmëron Thaçin: Mund të përfundosh në burg

Komuna e Obiliqit: Ndotja e madhe e ajrit po e bën jetën e qytetarëve të padurueshme

Komuna e Obiliqit: Ndotja e madhe e ajrit po e bën jetën e qytetarëve të padurueshme

PZAP e hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për numërimin e rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

PZAP e hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për numërimin e rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

Haziri: Gjilani po vazhdon ta vuaj traumën e ‘Palermos’

Haziri: Gjilani po vazhdon ta vuaj traumën e ‘Palermos’

Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

Haziri takon kryetarin e Odës Ekomike Indiano-Kosovare për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi

Haziri takon kryetarin e Odës Ekomike Indiano-Kosovare për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi

Grupet punuese VV–LDK për harmonizimin e programit takohen të mërkurën

Grupet punuese VV–LDK për harmonizimin e programit takohen të mërkurën

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e 23 vjeçarit të zhdukur nga Lipjani

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e 23 vjeçarit të zhdukur nga Lipjani

Këshilli i Prindërve: Mos manipuloni me nxënësit për interesa

Këshilli i Prindërve: Mos manipuloni me nxënësit për interesa

Gjykata Speciale e fton për intervistim ish-eprorin e lartë të UÇK-së

Gjykata Speciale e fton për intervistim ish-eprorin e lartë të UÇK-së

Zgjedhje të parakohshme me sfida të vjetra

Zgjedhje të parakohshme me sfida të vjetra

Dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohen nga aktakuza

Dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohen nga aktakuza

69 aktakuza për 24 orë

69 aktakuza për 24 orë

Macroni pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Macroni pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut