Shpend Ahmeti: Komuna e Prishtinës, i ofron ndihmë Komunës së Pejës!

E publikuar: 07/03/2016 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pas reshjeve të shumta në Komunën e Pejës, e cila u vërshua, ka ofruar ndihmë. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se si Prishtinë i ofrojmë ndihmë për Komunën e Pejës dhe për kryetarin e saj, Muhaxheri.

 Shënimi i plotë:

Qytetet e Kosovës ballafaqohen me probleme të infrastruktures për shkak të mungesës së planifikimit të mirëfilltë. Por edhe qytetet më të forta në botë përballen nganjëherë me të rreshura të papërballueshme.

Sot Peja është vërshuar në disa pjesë. Sot solidarizohemi dhe si Prishtinë ofrojmë ndihmë për komunën e Pejës dhe kryetarin Muhaxherri. /Blic/