Shpend Ahmeti ia fale çdo vit nga 4 milionë euro bizneseve private

E publikuar: 18/06/2020 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi 4 milion euro në vit i ka humbur Komuna e Prishtinës nga mos inkasimi e qirave bizneseve për pronat e Komunës.

Kështu ka bërë të ditur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes raportit të auditmit të publikuar të mërkurë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas këtij raportit 37 parcela me rreth 6 hektarë të “Zonës Industriale” iu janë dhënë bizneseve të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj komunës.

Kjo çështje sipas ZKA-së është ngritur edhe vitin e kaluar. Por si duket ka hasur në veshë të shurdhur.

“Sipas kalkulimit të thjeshtë krahasuar me qiratë tjera i bie që komuna humb sëpaku 6€/m2 apo 360,000€/muaj.Ndikimi Lënia e pronave komunale në shfrytëzim të bizneseve pa marrëveshje/kontratëdëmton të hyrat e komunës dhe rrit rrezikun që shfrytëzuesit të manipulojnë me ato prona”, thuhet në këtë raport.

Auditori ka bërë thirrje Shpend Ahmetit të rishikoj shkakun e shfytëzimi të pronave pa kompensimit dhe dhe të marrë veprime për të nënshkruar marrëveshje me bizneset/shfrytëzues të pronave për kompensimin e tyre, qoftë përmes qirasë ose formave tjera ligjore./Gazeta Infokus/