Shpend Ahmeti i ofron ndihmë Pejës

E publikuar: 07/03/2016 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Komuna e Prishtinës solidarizohet dhe ofron ndihmë për komunën e Pejës, pas vërshimeve që erdhën si rezultat i reshjeve të shiut.

“Qytetet e Kosovës ballafaqohen me probleme të infrastrukturës për shkak të mungesës së planifikimit të mirëfilltë. Por edhe qytetet më të forta në botë përballen nganjëherë me të reshura të papërballueshme.

Sot Peja është vërshuar në disa pjesë. Sot solidarizohemi dhe si Prishtinë ofrojmë ndihmë për komunën e Pejës dhe kryetarin Muhaxherri”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.