Shpend Ahmeti i gatshëm të takohet me Kryeministrin Kurti

E publikuar: 18/02/2020 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i gatshëm për t’u takuar me ish bashkë partiakun e tij të dikurshëm në Vetëvendosje, tani Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, raporton gazeta Infosot.

I pari i kryeqytetit, Ahmeti ka reaguar rrerh lajmit që po qarkullon në media elektronike se në tokë të Hekurudhës (Infrakos) në Prishtinë, do të filloj ndërtimi i një pompe për shitjën e derivateve.

Në këtë shkrim një komentues e ka pyetur kryetarin e Prishtinës, se, pasiçë tash më dytë kanë pozita shtetërore dhe duhet të ket komunikim ndër institucional, a është i gatshëm për t’u takuar me Kurtin.

I pari i Prishtinës është përgjigjur.

“Unë jam gjithnjë i gatshëm për të mirën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se atë kohë, pas mos pajtimeve që kishin 12 deputet dhe Ahmeti me Albin Kurtin dhe drejtuesit të tjerë në Lëvizjen Vetëvendosje, u larguan dhe kaluanë në Partinë Socialdemokrate të Kaqusha Jasharit.

Ende nuk ka përgjigje nga Kryeministri Kurti për ndo një takim me Ahmetin.