Shpend Ahmeti flet për jahtin, sqaron vendndodhjen e tij (Foto)

E publikuar: 25/03/2017 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është bërë subjekt titujsh medial këtë mbrëmje, pas raportimeve se ai po kalon fundjavën në jahtin e Devollëve në Mal të Zi, me publikimin e disa fotografive ku pretendohet se ai po endet në këtë jaht.

Por vet Shpend Ahmeti tha se nuk ka shëtitur me kurrëfarë jahti dhe se po i kalon pushimet së bashku me familjen e tij.Në një bisedë me Periskopin, Ahmeti tha se mbrëmë ishte në Shqipëri për ta parë ndeshjen e futbolit mes Kosovës dhe Islandës, ndërsa sot, së bashku me familjen e tij, ka vazhduar pushimet në Mal të Zi.1 ditë më parë Rusia e humbet një betejë në Ballkan: Javën e ardhshme votohet Malit i Zi në NATO!

“Me kurrëfarë jahti nuk kam udhëtu. Jam me grua e me fëmijë për vikend në pushim pas lojës së mbrëmshme”, tha ai.Ahmeti refuzoi të komentojë më tej për këtë çështje.Më herët, në Facebook, Ahmeti publikoi dy fotografi, në njërën prej të cilës shihej së bashku me bashkëshorten e dy fëmijët e tij.