Shpat Zeka nënkampion i Evropës në xhudo për junior

E publikuar: 16/09/2018 06:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudisti kosovar, Shpat Zeka ka arritur të shpallet nënkampion evropian për junior, pasi ka marrë medaljen e argjendtë.

Zeka ka arritur në finale falë fitoreve kundër garuesve nga Portugalia,Holanda dhe Polonia kurse në finale humbi nga një garues gjeorgjian.

Fillimisht xhudisti kosovar mposhti Alexandre Teodosio nga Portugalia, Jelle Snippe nga Holanda dhe Iwo Barniewski nga Polonia.

Në finale, Zeka u mposht nga xhudisti gjeorgjian, Onise Saneblitze, i cili fitoi medaljen e artë.

Ky kampionat evropian për U21 në kategorinë nën 100 kiliogramë u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë garë pjesë morën edhe dy xhudistet e reja, Erza Muminovic dhe Flaka Loxha.

Megjithatë, këto mbetet të dyja pa medalje. /Telegrafi/