Një gjykatë në Izrael e ka shpallur fajtor një izraelit kolonizator për vrasjen e një çifti palestinez dhe djalit 18-muajsh në Bregun Perëndimor. Krimi kishte ndodhur në vitin 2015.
Amiram Ben-Uliel e zgjodhi shtëpinë e familjes Daëabsheh dhe një tjetër vendbanim në fshatin Duma duke menduar se ato nuk janë të banuara nga askush dhe para se t’i sulmonte me bomba, në mur kishte shkruar “Hakmarrje” dhe “Jetë të gjatë mbreti Mesiah”, thanë prokurorët izraelitë.
Vrasja e djalosht 18-muajsh, Ali Dawabsheh, dhe prindërve të tij, Saad dhe Riham Dawabsheh, kishte ndikuar në rritjen e dhunës mes Izraelit dhe palestinezëve pasi bisedimet e paqes, të mbëshetura nga Shtetet e Bashkuara, kishin dështuar më 2014.
Vendimi i Gjykatës së Qarkut në Lod për vrasjen e trefishtë nga ana e izraelitit 25-vjeçar mund të përfundojë me dënim me burgim të përjetshëm. Ai gjithashtu u shpall fajtor për dy tentim-vrasje dhe dy zjarrvënie të qëllimshme, por u lirua nga akuza për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
I akuzuari më parë ka thënë se hetuesit izraelitë e kanë detyruar që të japë rrëfim të rrejshëm për sulmin në Duma, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Avokati i tij tha se do të paraqesë ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme të Izraelit.
Vwllai i Aliut, Ahmedi, i kishte mbijetuar sulmit, por kishte pwsuar djegie tw rwnda. Pwr tw wshtw pwrkujdesur gjyshi Hussein.