Muharrem Nitaj: Sulmet ndaj pronës së qytetarëve të Kosovës janë të dënueshme

E publikuar: 07/03/2016 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes një komunikate për media,anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se sulmet ndaj pronës së qytetarëve të Kosovës, kushdo qofshin ata, janë të denueshme dhe të papranueshme.

Kjo është komunikata nga Muharrem Nitaj:

‘’Sulmet ndaj pronës së qytetarëve të Kosovës, cila do qoftë ajo, pa përjashtim dhe kushdo qofshin ata, deputetë apo ministra, është i dënueshëm dhe i papranueshme.Në kërkojmë nga institucionet e rendit dhe të ligjit, që të bëjnë krejt cka është në dorën e tyre, që të zbardhen këto raste, sepse në situatën e krijuar sikur po paragjykohen sulmuesit dhe kjo mund të shkaktojë dëm poashtu të madh. Ne si parti nuk pajtohemi me qeverisjen aktuale, por asnjëherë nuk do të ndodhte që të përdornim mjete të tilla, për ta kundërshtuar këtë qeverisje.AAK, i dënon këto akte dhe i vlerëson krejtësisht të papranueshme dhe të dënueshme dhe kërkon zbardhjen e tyre’’.