Shoqet dhe Policia e shpëtojnë 15 vjeçaren nga rrëmbimin

E publikuar: 16/04/2016 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona të dyshuar me mbiemrin Kastrati nga Prizreni kanë tentuar ta rrëmbejnë një 15 vjeçare. Të dy, më 14 prill rreth orës 09:20 në rrugën “Ali Hadri” e kishin kapur për flokë të miturën me qëllim që ta fusin në veturën e llojit BMW.
Sipas Policisë së Kosovës, shoqet e 15 vjeçares me të parë ngjarjen kishin telefonuar duke kërkuar ndihmë nga policia e Prizrenit. Në këtë rast, edhe reagimi nga ana e policisë ishte shumë i shpejtë duke evituar një tentim rrëmbimi, raporton Gazeta Express.

Policia thotë se personat e dyshuar janë arrestuar dhe vetura e llojit BMW është sekuestruar.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe një sasi e drogës e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor, njofton zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha./GazetaExpress/