Shoqëria e këndshme mes këlyshëve të luanit dhe tigrit (Video)

E publikuar: 06/03/2019 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këlyshi katër muajsh i tigrit dhe luanesha që ka katër muaj e gjysmë, që jetojnë në kopshtin zoologjik në Sochi të Rusisë, janë bërë miq të pandashëm.

Smurfik dhe shoqja tij Eva, kanë krijuar një shoqëri të këndshme dhe qëndrojnë gjatë tërë kohës së bashku, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo mund të zgjatë vetëm dy muaj, pasi që do të vendosen në kafaze të ndryshme, ndërsa pas disa ditësh do t’i dërgojnë në kopshte tjera, njërin në Moskë kurse tjetrin në Ekaterinburg.

“Nuk është e zakontë, që dy specie të ndryshme, të kenë shoqëri kaq të mirë. Janë të pandarë” ka thënë mirëmbajtësja e tyre.

Megjithëse janë shumë të vegjël, i hanë nga dy kilogramë mish në ditë, si dhe pinë shumë qumësht dhie. /Telegrafi/