Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë: Jemi të tmerruar që Nobeli iu dha mbështetësit të kryrësve të gjenocidit

E publikuar: 10/10/2019 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një komunikatë përmes së cilës kanë kritikuar dhënien e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit Peter Handken, i cili ka përkrahur publikisht liderin kriminel serb, Sllobodan Millosheviqin dhe ka qenë shok i Radovan Karagjiqit, e dënuar për masakrën e Srebrenicës në Bosnje.

PEN Amerika ka lëshuar një deklaratë të shkruar nga autorja dhe presidentja e kësaj shoqate, Jennifer Egan, si përgjigje për zgjedhjen e shkrimtarit Peter Handke fitues të çmimit Nobel për Letërsi.

Ajo që ka ndodhur sot në Suedi, sipas shoqatës amerikane, është një rast në vete sepse nuk mund të pranohet që çmimi Nobel për letërsi t’i jepet një autori si Handke.

“PEN Amerikan, përgjithësisht nuk i komenton çmimet për letërsi që i japin institucionet e tjera. Ne e dimë që këto vendime janë subjektive dhe kriteret nuk janë uniforme. Megjithatë, kjo deklaratë për dhënien e çmimit Nobel për Peter Handke duhet të jetë një përjashtim”, thuhet në komunikatë.

.

Mark Harris

@MarkHarrisNYC

Wow. This is unusual. https://lithub.com/pen-america-expresses-deep-regret-over-peter-handkes-nobel-prize/ 

PEN America expresses “deep regret” over Peter Handke’s Nobel Prize.

PEN America issued the following statement today, from author and PEN America President Jennifer Egan, in response to the Swedish Academy’s choice of Peter Handke for the 2019 Nobel Prize in …

lithub.com

35 people are talking about this

Shkrimtarët amerikanë janë të shokuar me dhënien e Nobelit për një shkrimtari që kishte përkrahur Millosheviqin e Karagjiqin.

“Ne jemi të shokuar për përzgjedhjen e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publikisht që të shtrembërojë të vërteta historike dhe t’i japë përkrahje për kryesit e gjenocideve si ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq dhe ish-lideri serb i Bosnjes, Radovan Karagjiq”, shkruan më tej PEN America.

“PEN America është angazhuar për të luftuar gënjeshtrave të qëllimshme dhe shtrembërimit të fakteve. Shoqata jonë për më shumë është e angazhuar që të punoj që të shuaj të gjitha urrejtjet dhe të triumfojë ideali i jetesës në paqe dhe me barazi”.

Shoqata kundërshton që çmimin shumë i rëndësishëm i Nobelit t’i jepet një shkrimtari i cili ka mohuar krimet e kryera në Ballkan.

“Ne kundërshtojmë vendimin që një shkrimtar, i cili ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje krimet në luftëra që janë krejtësisht të dokumentuara, të vlerësohet për “aftësi gjuhësore”. Në një kohë kur po rritet nacionalizmi, udhëheqja autokratike dhe po shpërndahet dezinformata në gjithë botën, komuniteti i Letërsisë meriton diçka më shumë se kjo. Ne ndiejmë shumë keqardhje për zgjedhjen e Nobelit për Letërsi”, përfundon komunikata e PEN-it.