Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ngushëllon familjen e prokurorit Ukshini

E publikuar: 18/07/2020 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Anëtarët e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës kanë marrë sot me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, prokurorit Ismet Ukshini”, thuhet në telegramin ngushëllues.

Me këtë rast, më lejoni që në emrin timin personal dhe të gjithë anëtarëve të Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet tona më të thella për humbjen e z.Ismet Ukshinit. Gjithashtu ngushëllime ju shprehim të gjithë kolegëve, miqve dhe të afërmve të tij.

Ne bashkëndjejmë me Ju dhembjen për humbjen e njeriut Tuaj të dashur, e cila nuk është vetëm humbje e familjes Tuaj, por edhe për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, sepse prokurori Ismet Ukshini ishte një njeri tejet i përkushtuar, i dinjitetshëm dhe një profesionist i madh në shërbim të institucionit.