Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës: Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë

E publikuar: 07/02/2019 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës në një komunikatë për media vlersoi se Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë

Lidhur me rastin e publikuar në media që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me anëtarin e ShOGjK, por edhe me secilin specialist obstetër/gjnekolog.

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës ka për qëllim përfaqësimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj vetëm nëse ata nuk bien ndesh me ligjin.

Ju informojmë se bazuar në Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë Nr. 03/L-110 të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës:

1.       Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtë të vendosë lirshëm për ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të këtij ligji (Neni 4 dhe Neni 5).

2.       Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë (10) të shtatzënisë duke llogaritur nga dita e parë e ciklit menstrual (Neni 6).

3.       Ndërprerja e shtatzënisë bëhet në institucionet shëndetësore nga mjeku specialist obstetër/gjinekolog i licencuar (Neni 9).

4.       Termini për ndërprerjen e shtatzënisë caktohet së paku dy ditë pas vizitës së parë (Neni 11).

Duam të theksojmë se e bashkëndjejmë situatën me cilindo qytetar të Kosovës dhe në veçanti me zonjën emri i së cilës është lakuar në media.

Ju kujtojmë se është brenda detyrave profesionale që mjeku obstetër/gjinekolog të kryejë diagnostikimin dhe trajtimin e çështjeve e problemeve shëndetësore të pacienteve.

Duke u bazuar në sa u tha më sipër konsiderojmë se anëtari i ShOGjK Dr. Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë, por kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale e cilido prej nesh, thuhët në komunikatë.