Shokuese: 100 000 persona largohen mes betejës nga Mosuli

E publikuar: 15/03/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 100 000 persona janë larguar nga banesat e tyre në perëndim të Mosulit që prej fillimit të ofensivës së forcave irakiane për të larguar ISIS-in nga kjo pjesë e qytetit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Gjithësej 97 374 persona, ose 16 229 familje, janë detyruar të dalin në rrugë nga luftimet, njoftoi organizata në profilin e saj “Twitter”.

Rreth 750 000 banorë gjendeshin në Mosulin Perëndimor në fillim të operacionit, më 19 shkurt, për të rimarrë këtë pjesë të qytetit të dytë më të madh në veri të Irakut.