Shokon ish-deputeti italian: Kam bërë 350 herë seks në Parlament

E publikuar: 13/12/2018 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vittorio Sgarbi, një kritik i njohur arti italian, është i famshëm për deklaratat e tij ekstreme.

Së fundi, ai ka pranuar në një emision radiofonik se ka bërë qindra herë seks, gjate kohës kur ishte parlamentar.

“Më ndodhi 350 herë, pothuajse çdo ditë. Parlamenti është një vend anti-erotik, por ai që ka një rol mund të ketë shumë hapësira të disponueshme. Kur isha kryetar i Komisionit të Kulturës, kisha dhoma dhe unë mund të bëja çfarë të dëshiroja. Plus, ka banjo të mrekullueshme. Më i keqi është tualeti i Komisionit të Drejtësisë, ku dy deputetët e M5 dhe Ligës u kapen. Pse? Sepse ndodhet në një korridor shumë të zënë me njerëz. Po të kishin shkuar në katin e tretë s’do t’i kapte askush”.

Sgarbi thotë se ka pasur raporte seksuale me femra shumë të njohura, përcjell Tema.

Ai nxjerr emrat e disa parlamentareve të njohura italiane, duke nënvizuar se katet e sipërme të godinës janë shumë të përshtatshme, pasi janë të qeta dhe larg syve të njerëzve.

“Në katin e pestë mund të flesh edhe dy ditë rresht e të mos e marrë vesh askush”, thotë Sgarbi.