Shokohen rusët, në Shën Petersburg bie borë e kaltër (Foto/Video)

E publikuar: 27/12/2017 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia ruse për mbikëqyrjen e natyrës është në konfuzion total, dhe nuk po ka përgjigje se si ka mundur të ndodh që në Shën Petersburg të ketë rënë borë me ngjyrë të kaltër.

Një shtëpi e cila do të duhej të shembej, është e mbuluar me borë të kaltër. Ndërsa ekspertët kanë marrë mostrat për të konstatuar shkakun, se çfarë substance e ka bërë të kaltër botën, transmeton Telegrafi.

Por, ky fenomen natyror do të kalonte pa zhurmë sikur një burrë që jeton në këtë qytet nuk do t’i telefononte autoriteteve, i habitur nga fakti që rreth barnatores së tij bora ishte e kaltër.

Ndërkaq, mediat ruse raportojnë se një gjë e tillë kurrë më parë nuk kishte ndodhur në Rusi e madje në asnjë vend tjetër të botës. /Telegrafi/