Shok-bombë ndaj gjyqtarit të EULEX-it në Prishtinë

13.06.2018 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shok-bombë ndaj gjyqtarit të EULEX-it në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 23:00 në Prishtinë në rrugën “Bajram Curri”, një shok-bombë është hedhur në drejtim të një gjyqtari të EULEX-it, nga një person i panjohur.

Burime të KALLXO.com nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin i cili ndodhi te vendi i quajtur “Moving Tower”.

Policia tha se rreth orës 23:02 ka pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Bajram Curri”, ndërsa njësitet policore dhe hetimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve policore, nga hetimet e para është konstatuar se derisa gjyqtari i EULEX-it ka qenë duke kaluar, një person i panjohur kishte gjuajtur një shok-bombë në drejtim të tij.

Mjeti kishte shpërthyer por pa shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy fishekë të pashkrepur, siguresa e bombës, luga e bombës dhe shok-bomba e shpërthyer. Personi i dyshuar ka ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime”, thuhet në një raport policor të siguruar nga KALLXO.com.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Nesër nis stina e verës

Nesër nis stina e verës

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)