Shoferi tregon aftësitë akrobatike, në përpjekje të merr vlerësime maksimale nga pasagjerët (Video)

E publikuar: 24/01/2019 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jeff Moratuwage po udhëtonte nëpër Londër me shërbimin e taksisë Uber, kur shoferi nisi t’i tregonte për aftësitë akrobatike që ka dhe dëshirën që të shfaqet në Instagram.

Kur 27-vjeçari i propozoi ta filmonte, ai pranoi me kënaqësi, vetëm se i kërkoi që ta vlerësonin me pikët maksimale prej pasagjerëve, transmeton Telegrafi.

“Gjërat që i bëj për të marrë pesë yje” ka thënë 57-vjeçari, teksa e paloste trotinetin, mbi të cilin kreu disa lëvizje mjaft të shkathëta.

Përkundër moshës, ai bëri ngritje duke u mbajtur në dy gishta, madje edhe vetëm me një dorë. /Telegrafi/