Shoferi i vendos elektroshok makinës, hajdutët i zë rryma (Video)

E publikuar: 05/02/2016 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse diçka duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, shpeshherë ndodh që nuk është.
Këtë “hajdutët” e kanë mësuar në mënyrën e ashpër pasi kanë marrë një shok, si fizik ashtu dhe emocional kur zbuluan se makina 300 mijë dollarëshe McLaren 650S e lënë hapur dhe me çelësa ishte thjesht pjesë e një rrengu.

22 vjeçari Joey Salads së bashku me miqtë e e tij vendosi një elektroshok poshtë sediljes së shoferit .

I fshehur në një vend ku mund të shihje automjetin jeshil, ai aktivizonte elektroshokun të cilin e kontrollonte me anë të një telekomande sa herë që dikush futej në makinë.

Para se të largohen të tmerruar, të gjithë i afrohen duke u mahnitur se si makina është lënë hapur. Disa madje bëjnë foto dhe selfie.