Shndërron shtëpinë sikur të jetonte në vitet 1930, zgjedhë edhe rrobat e së njëjtës kohë (Video)

E publikuar: 07/09/2018 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sa herë që Aaron Whiteside, e vë këmbën brenda derës kthehet në vitet 1930 – pasi e ka shtëpinë në Lancashire të Anglisë, e ka shndërruar në stilin e asaj kohe.

Burri 36-vjeçar, e ka kthyer pronën në atë stil pas një pune të mundimshme, pasi prej se ishte pesëvjeçar, kishte ëndërruar të jetonte në atë formë, transmeton Telegrafi.

Ai është pronari krenar i godinës me tri dhoma – e ndërtuar më 1937 – që në pjesën e jashtme nuk dallon prej tjerave, por përbrenda është një kapsulë kohe.

Gjithçka në enterierin e shtëpisë së tij është e vjetër, prej tapetave të rralla në mure, ngrohëses me thëngjill dhe shporetit elektrik, që është e vetmja e atij lloji.

Prej se ishte fëmijë dhe i shkonte pas motrës së gjyshes, ai nisi të mblidhte gjëra të vjetra si radiogram, fshesë elektrike, bluese me dorë dhe llamba gazi të asaj kohe. Që atëherë, ai nisi të mësohej me stilin  kësaj kohe, madje adoptoi edhe veshjen.

Gjumin e bën në një shtrat të vogël, pjekë në një furrë të rrallë, nuk ka televizion dhe frigorifer, ndërsa rrobat i lanë në një makinë me sistem manual. /Telegrafi/