Shkyçja e rrymës tani edhe me asistimin e policisë

E publikuar: 30/07/2015 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punëtorët e KEDS dhe KESCO nga sot do të shoqërohen nga policët gjatë rasteve të shkyçjes nga rrjeti elektrik për të gjithë ata të cilën nuk paguajnë faturat e energjisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Policisë së Kosovës, KEDS dhe KESCO.

Sipas një komunikate të dërguar nga KEDS, thuhet se marrëveshja parasheh asistimin e policisë në aktivitetet e shkyçjes për rastet që paraqesin rrezikshmëri për KEDS dhe KESCO, si dhe publikun, duke respektuar procedurat, kompetencat dhe autorizimet që dalin nga ligjet e vendit.

“Zhvillimi pa pengesë i aktiviteteve të shkyçjes të operatorit të furnizimit dhe distribucionit, është në dobi të shtetit të Kosovës dhe në veçanti, të paguesve të rregullt të energjisë elektrike. Është e rëndësishme që të paguhen me kohë faturat e energjisë elektrike me qëllim që i gjithë sektori i energjisë në Kosovë të funksionojë”, thuhet në komunikatë.
KEDS sqaron se procesi i kyçjes dhe shkyçjes bëhet në parim me procedurat e përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të Republikës së Kosovës dhe KEDS / KESCO janë të obliguar të respektojnë këto procedura.