Shkurte Gashi vizitoi Ramush Haradinajn

E publikuar: 10/04/2017 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ka vizituar në Francë Ramush Haradinajn.

“Vizitë te njeriu i vendit tonë! 
Çlirimtarët gjithmonë janë në shenjestër! Ramush Haradinaj gjithmonë në luftën për Liri, duke mos u ndalur asnjë çast, gjithmonë në mbrojtje të vendit!
Kosova ka nevojë për ty! Lirim sa më të shpejt #Ramush Haradinaj#”, ka shkruar si përshkrim të fotografise.

Kujtojmë se përveç Shkurtes edhe artistë të shumtë shqiptarë kanë vizituar liderin Haradinaj.