Shkurte Gashi shtatzënë? Ja çfarë thotë menaxheri i saj

E publikuar: 22/09/2017 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por mbrëmë këngëtarja e hiteve të shumta u komentua për një shtatzëni, gjë që del të jetë aspak e vërtetë.

Menaxheri i këngëtares, Ukë Gjugja ka folur për Express rreth kësaj çështjeje, duke demantuar lajmin që Shkurte Gashi është shtatzënë.

“Jo nuk është e vërtetë. Kjo gjë nuk është e drejtë, është diçka personale dhe në rregull do të ishte me shkrua diçka për karrierë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Uka ka treguar se këngëtarja e njohur së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri.

“Po pritet edhe një këngë e re së shpejti e cila do të jetë një këngë ritmike”, ka shtuar Gjugja.

Kunjojmë se Shkurte Gashi është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në dasma e ahengje të ndryshme familjare./Gazeta Express/