Shkupi kundër hetimit ndërkombëtar të Kumanovës. Der Standard: Ishin kriminela!

E publikuar: 29/05/2015 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria maqedonase me të gjitha forcat po kundërshton kërkesat e hetimit ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë, – shkruan gazeta austriake Der Standard, në analizën kushtue ndaj gjendjes në këtë vend.
Çka ndodhi me të vërtetë në Kumanovë bahet e paqartë. Me kambë e duer, qeveria maqedonase i kundërshtoi kërkesat për hetim ndërkombëtar, – tha një diplomat. Nji hetim të tillë e kërkuen ma shumë vendet anëtare të BE’s, por edhe Shqipnia”, – shkruen Der Standard.
Gazeta shkruen edhe për varrimin e anëtarëve të vramë të grupit të armatosun në Kosovë.
Varrimi i të Martës u shndërrue në manifestim të ultranacionalistëve shqiptarë dhe të idesë së tyne për Shqipninë e Madhe. Veteranët e UÇK’s në Prishtinë u sollën si heronj të vërtetë. Por në të vërtetë bahej fjalë për veprime vdekjeprumse të 9 kriminelëve dhe të nji ish-anëtari të UÇK’s që u vranë nga policia maqedonase me 9 dhe 10 Maj në Kumanovë, – shkruen në komentin e saj gazetarja Wölfl Adelheid e Der Standard, – transmeton zhurnal.mk