Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

18.11.2019 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Kritikat e bashkësisë ndërkombëtare për ngecje të reformave në gjyqësor, vonesat në gjykimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale, politizimi i gjykatave, rastet korruptive në mesin e gjyqtarëve e prokurorëve, kanë bërë që edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut të iniciojë nevojën e procesit të verifikimit, i njohur ndryshe edhe si “vetting”.

Nga Ministria e Drejtësisë, thonë se për këtë çështje do të diskutojnë edhe me përfaqësues ndërkombëtarë për të shqyrtuar modalitetet e nisjes së procesit ndërkohë që nga Komisioni Anti-korrupsion kanë kërkuar që të verifikojë listat anketuese të të gjithë punonjësve në gjyqësor.

“Presim që Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit të nisë një procedurë serioze për kontrollin e listave anketuese të gjyqtarëve dhe në këtë mënyrë të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore për procesin e vetting-ut të gjyqtarëve, pra verifikimin e pasurisë së tyre. Gjithashtu do të bisedojmë me partnerët tanë evropianë për një vetting gjithëpërfshirës në gjyqësi dhe Prokurorinë publike”, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë vjen në veçanti pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski, u lirua nga ndjekja për një vepër penale për shkak të vjetërsimit të lëndës, apo zvarritjes së procesit gjyqësor.

Gjykatësit thonë se nuk janë kundër procesit të verifikimit të tyre, pasi siç thonë, me këtë do të eliminohen të gjithë dyshimet mbi punën e tyre.

“Ne nuk kemi asnjë problem me vettingun, madje vlerësoj se kjo duhet të ndodhë edhe në gjyqësi që të largohen të gjitha dyshimet e mundshme lidhur me punën dhe ndershmërinë e punonjësve të sistemit të drejtësisë, para se gjithash të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thotë Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit.

Opozita thotë se vetting-u duhet të përfshijë jo vetëm gjyqtarët, por edhe politikanët, por nga VMRO DPMNE-ja nuk besojnë se suksesin e verifikimit meqë siç thonë do të udhëhiqen nga qeveria që është e përfshirë në krime të ndryshme.

“Ne jemi për vetting, por ky proces duhet të përfshijë edhe politikanët dhe jo vetëm një kategori të njerëzve të angazhuar në institucione. Por, gjithashtu vlerësojmë se vettingun duhet ta bëjnë njerëz që nuk kanë të kaluar të dyshimtë apo që nuk janë të përfshirë në veprime inkriminuese. Në rastin konkret, vetting propozon qeveria e cila deri në fyt është e zhytur në veprime të ndryshme kriminale”, thotë Petar Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Vetting-u fillimisht është kërkuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti kjo që është pjesë e qeverisë, por kërkesa e saj nuk ishte përfillë nga partitë tjera, të cilat tani kanë nisur të jenë të zëshme për nisjen e këtij procesi.

“Do të jetë një proces i kontrollit të figurave të propozuara për funksionarë, qofshin ata ministra apo deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, sekretarë shtetëror, këshilltarë, pra çdo funksion publik përfshirë gjykatës, prokuror që pretendon t’ju shërbejë qytetarëve duhet të kalojë procesin e vetting-ut, i cili do të konfirmojë pastërtinë e secilit prej figurave të cilat do të zgjidhen”, pati deklaruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Partitë politike ndërkohë ende nuk kanë arritur të miratojnë Ligjin e Prokurorisë Publike, ndërkohë që Prokuroria Speciale është shuar kurse prokurorët e saj kanë kaluar në organin e rregullt të akuzës.

Ish kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva, ndodhet në paraburgim, si e dyshuar për rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove nga një biznesmen maqedonas, rast ky që ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen në gjyqësor.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të premten, dy të shëruar

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të premten, dy të shëruar

Haziri: Kurti tentoi të thotë se janë dy parti LDK, njëra në Kuvend e tjetra në lagjen Qafa

Haziri: Kurti tentoi të thotë se janë dy parti LDK, njëra në Kuvend e tjetra në lagjen Qafa

Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”

Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”

Kosnetti pret që SHBA-ja të dalë më e fuqishme pas trazirave të fundit

Kosnetti pret që SHBA-ja të dalë më e fuqishme pas trazirave të fundit

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së

Mësimi në distancë nuk i realizoi objektivat

Mësimi në distancë nuk i realizoi objektivat

Kosova vendi më pro-amerikan në Ballkan, sipas Institutit amerikan

Kosova vendi më pro-amerikan në Ballkan, sipas Institutit amerikan

Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Maqedonia e Veriut: Virusi rrit papunësinë në mesin e të rinjve

Maqedonia e Veriut: Virusi rrit papunësinë në mesin e të rinjve

‘Fake News’-i nga media italiane/ Rama: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Këta janë opozitarët që…

‘Fake News’-i nga media italiane/ Rama: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Këta janë opozitarët që…

Zaev: Kërkesa e BDI-së! Le ta harron me ne koalicionin me këtë kusht

Zaev: Kërkesa e BDI-së! Le ta harron me ne koalicionin me këtë kusht

Kaloi programi i Qeverisë Hoti

Kaloi programi i Qeverisë Hoti