Shkup, sindikatat protestojnë për rritje pagash dhe kushte në punë

01.05.2019 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shkup, sindikatat protestojnë për rritje pagash dhe kushte në punë

Të pakënaqur me gjendjen ekonomike, pagat e ulëta, çmimet e larta, e kërkesa tjera për sigurimin e kushteve elementare për një jetë normale, në Shkup nën organizimin e organizatave sindikale janë mbajtur protestat tradicionale me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Por, pavarësisht se kanë kërkesa thuajse të njëjta, sindikatat nuk kanë arritur të mbajnë një protestë të vetme. Lidhja e sindikatave, konfederata e sindikatave të lira, sindikata e punonjësve mediatikë, ajo e diplomatëve, e punonjësve të kulturës, sindikata e pavarur akademike, kanë organizuar protesta të veçanta të shprehjes së pakënaqësisë, ndërsa si destinacion të fundit kishin Qeverinë ku edhe janë prezantuar kërkesat për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve, me theks të veçantë rritjen e pagave.

“Për momentin paga minimale te ne sillet në rreth 38 për qind të vlerës së shportës konsumatorit për një familje katër anëtarëshe, ndërkohë që rekomandimet e BE-së flasim mbi nevojën që ajo të mos jetë më e ulët se 60 për qind. Ne, kërkojmë që paga minimale të rritet në 13.800 denarë apo në rreth 220 euro. Ne, gjithashtu kërkojmë më shumë kontrata pune në kohë të pacaktuar, pushimi i lindjes të rritet nga 9 në 12 muaj, të mos rritet mosha e daljes në pension, t’i jepet fund mobingut. Të gjitha këto kërkesa janë të qëndrueshme dhe nuk mund të konsiderohen si luks, pasi me to synohet të sigurohen kushtet më elementare të punëtorëve që familjet e tyre të mund të sigurojnë ekzistencën“, thotë Darko Dimovski nga Lidhja e Sindikatave.

Drejtuesit e një organizate tjetër, thonë se punëtorët aspak nuk janë të mbrojtur në vendet e tyre të punë dhe kjo ka bërë që të ketë edhe raste të aksidenteve fatale për shkak të mosrespektimit të Ligjit për shëndet dhe siguri në punë.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar kemi pasur 123 raste, prej të cilëve 33 kanë përfunduar me vdekje. Ky duhet të shërbejë si alarm për ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar jetën e punëtorëve”, thotë Rubinço Arizanovski nga shoqata “Punëtori me dinjitet”.

Nga Qeveria thonë se institucionet veprojnë gjatë shkeljeve, ndërsa premtojnë masa e aktivitete për ngritjen e standardit të punëtorëve. Nga Inspektorati i Punës thonë se çdo ditë pranojnë denoncime shkeljen e të drejtave në punë.

“Punëdhënësit mbajnë punëtorë të pa paraqitur, pa kontrata pune, pa sigurime shëndetësore e pensionale, i mbajnë në punë jashtë orarit të përcaktuar me ligj, nuk i mundësojnë shfrytëzimin e pushimit vjetor”, thotë Monika Mitrevska, nga Inspektorati shtetëror i Punës.

Nga Qeveria që udhëhiqet nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev thonë se dy vjet nga ardhja e saj, shumë gjëra kanë ndryshuar ndërsa përmendin rritjen e pagës minimale, që e ka rritur në afër 400 euro edhe pagën mesatare në vend.

Gjithashtu nënvizojnë masat tjera në ndihmë të familjeve me asistencë sociale, kurset e ndryshme pa pagesë për aftësimin e tyre për punë, subvencionet në bujqësi e blegtori, ndërsa si të arritur më të madhe theksojnë uljen e papunësisë nën 20 për qind, që sipas Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është ulja më e madhe që nga pavarësia e vendit, edhe pse ekspertët thonë se kjo shifër nuk është rezultat i masave të Qeverisë, por e largimit të popullatës jashtë vendit, në kërkim të një jete më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale