Shkup: Rezultati i dobët në PISA, pasqyrim real i cilësisë së arsimit

04.12.2019 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shkup: Rezultati i dobët në PISA, pasqyrim real i cilësisë së arsimit

Punonjësit e arsimit thonë se rezultatet e dobëta që kanë marrë nxënësit e Maqedonisë së Veriut në testimin ndërkombëtar PISA, paraqesin pasqyrimin real të strategjisë së gabuar të procesit edukativo-arsimor të vendit.

Këto komente vijnë pasi rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA të realizuar në 79 shtete, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë së Veriut kanë zënë vendin e 67 për lexim dhe matematikë, ndërsa vendin e 62 për dije në shkencat natyrore duke e mbetur kështu fund të listës së vendeve të rajonit.

Rabije Murati, ligjëruese në Fakultetin Pedagogjik në Universitetin e Tetovës, për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar rezultatet nga testimi PISA , thotë se Maqedonia e Veriut ka nevojë për një arsim cilësor ku primare do të jetë vlerësimi i figurës së mësuesit

“Duhet që si prioritet të shkarkojmë kurrikulën mësimore. Gjykoj se duhet të zvogëlohet edhe numri i lëndëve mësimore dhe lëndët mësimore të jenë sa më pragmatike”.

“Me këtë rast do të doja të theksoj se ne si shtet nuk duhet të marrim shembuj shtetet e zhvilluara siç është Finlanda apo shtetet tjera të cilat kanë sisteme edukativo-arsimore më të përparuara se tek ne, por ne duhet të krijojmë në strategji tonë sa i përket ngritjes së cilësisë së arsimit e cila do të jetë e përshtatshme për kushtet kërkesat dhe mundësitë tona”, thekson Murati.

Ndërkaq, Blendi Hodai nga Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme për Radion Evropa e Lirë vlerëson se reformat të cilat janë bërë deri më tani, nga ministria e arsimit dhe shkencës e kanë degraduar edhe më shumë sistemin arsimor për shkak të ndërhyrjes së politikës.

“Pa dyshim se një nga fajtorët kyç të këtyre rezultateve që kanë shënuar nxënësit në Maqedoninë e Veriut në testimin e PISA-s është partizimi i arsimit. Arsimi është shtylla e një kombi dhe fatkeqësisht arsimi duket se është i infektuar nga sëmundja partiake që nuk do të duhej të ndodhte diçka e tillë”.

“Gjithashtu mendoj se gjëja më e rëndësishme që mund të bëhet për ta ndryshuar këtë gjendje është që të mos fokusohemi tek simptomat, por të gjendet në të vërtetë esenca e këtij problemi. Të shohim jo në atë se çka është problemi me shkollat tona, por të shohim se pse nxënësit në vendin tonë nuk arrijnë të sigurojnë njohuri si nxënësit në Estoni, në Belgjikë në Kinë dhe Singapor ndërkohë që orari në shkolla është më i gjatë”, th ai.

Përderisa Joakim Nedellkovski, kryetar i Sindikatës së arsimit në Maqedoninë e Veriut, për Radion Evropa e Lirë thotë se për përmirësimin e mësimdhënies duhet të investohet më shumë në kuadrin e përfshirë në procesin edukativo-arsimor si në arsimin fillor ashtu dhe atë të mesëm.

“Çështja është shumë komplekse dhe sa më parë shumë seriozisht kësaj cështjeje duhet t’i qasen institucionet arsimore në shtet duke hartuar një program nacional për arsim me një strategji afatgjate që problemi me cilësinë e arsimit të mund të tejkalohet”.

“Duhet të garantohen pagat e arsimtarëve, pra gjithsesi pagat e punonjësve të arsimit duhet të dushmëm më larta se paga mesatare me atë që në Fakultetin Pedagogjik të motivohen që të regjistrohen nxënësit më të mirë përkatësisht ata që janë me rezultat të shkëlqyer në shkollat e mesme dhe si të tillë nxënësit të mund të mësojnë nga më të mirët”, thotë Nedellkovski.

Por, rezultatet e dala nga testimi PISA, pavarësisht se Maqedoninë e Veriut e kanë radhitur në fund të listës së vendeve të rajonit për dikasterin e vlerësohen si hap pozitiv sepse vendi ka arritur të ngjitet disa vende më lartë gjatë dy testimeve të fundit.

“Unë mendoj se ky është një përparim i rëndësishëm. Ky është një tregues i shkëlqyeshëm që ne jemi në rrugën e duhur, ne jemi në drejtimin e duhur, dhe natyrisht duhet të vazhdojmë”, ka theksuar për mediat, ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut Arbër Ademi.

Para Maqedonisë së Veriut, në bazë të rezultateve të testimit PISA është radhitur Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria duke lënë prapa vetëm Kosovën.

Në vendin e parë në botë janë shkollarët nga Kina, Singapori, Makao, Hong Kongu ndërsa nga vendet evropiane, rezultate më të mira kanë treguar nxënësit e shkollave të mesme në Estoni duke u radhitur në vendin e pestë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi: S’është demokraci lidhja e koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së

Krasniqi: S’është demokraci lidhja e koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së

Thahet ujëvara Victoria, ndodh për herë të parë në histori

Thahet ujëvara Victoria, ndodh për herë të parë në histori

Shqiptarja në Angli u gjet me fytin e prerë

Shqiptarja në Angli u gjet me fytin e prerë

Musliu: Për sistemin e drejtësisë problem janë “Lumezat”

Musliu: Për sistemin e drejtësisë problem janë “Lumezat”

Tensionohet situata në Serbi, protestuesit anti-Vuçiq, tentojnë të hyjnë brenda në parlament

Tensionohet situata në Serbi, protestuesit anti-Vuçiq, tentojnë të hyjnë brenda në parlament

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Qetësohuni shqipëtarë, tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Qetësohuni shqipëtarë, tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet

Avokati i Popullit: Në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga e dërguam për këtë arsye

Avokati i Popullit: Në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga e dërguam për këtë arsye

Analistët: E dhimbshme dhe skandaloze mohimi i masakrës së Reçakut

Analistët: E dhimbshme dhe skandaloze mohimi i masakrës së Reçakut

Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Është gjetur një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Është gjetur një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës,  bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës, bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz

Në prezencë të Edi Ramës, Erdogan kërkon të bashkohen muslimanët në një ‘front’ kundër Perëndimit

Në prezencë të Edi Ramës, Erdogan kërkon të bashkohen muslimanët në një ‘front’ kundër Perëndimit